Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut, nga 3.988 teste të kryera janë regjistruar 824 raste të reja me Covid-19.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 682 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 31 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 146.733 raste, prej të cilëve 122.121 janë shëruar, kurse 4.419 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 20.193 raste aktive me virusin korona./KP