​27 ndeshje të zhvilluara, kjo është renditja tabelare e Superligës së Kosovës

- in Lajme

Shumë e pa qartë dhe e paparashikueshme vazhdon të jetë lufta për titull në Superligën e Kosovës.

Tashmë kur janë zhvilluar 27 ndeshje të këtij edicioni, Drita, Ballkani dhe Prishtina janë tri skuadrat të cilat po luftojnë kokë më kokë për më të mirin e Kosovës në futboll, raporton KosovaPress.

Në xhiron e 27. Prishtina e ka mposhtur Ballkanin në Suharekë me rezultat minimal 1-0 me autogolin e Thaçit në minutën e 35 të ndeshjes.

Pas 27 ndeshjeve (duke përjashtuar ndeshjen e mbetur ndërmjet Besës dhe Gjilanit), është Drita ajo që e ruan vendin e parë me 58 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 55 dhe Prishtina me 54.

Ja renditja e plotë:

Ekipi Pikët

Drita 58

Ballkani 55

Prishtina 54

Gjilani 37

Feronikeli 34

Llapi 33

Trepça 89’ 32

Drenica 30

Arbëria 27

Besa 10/KP