​1239 raste të reja dhe 16 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

- in Rajoni dhe Bota

Në 24 orët e fundit, 1239 raste me koronavirus dhe 16 persona kanë humbur jetën në Shqipëri, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 553, pasuar nga Durrësi me 84, Elbasani 61, Lushnje 58 etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 52.933.

Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç.

Që nga fillimi i epidemisë vitin e kaluar në Shqipëri me koronavirus janë konfirmuar 87.528 raste, 52.933 janë shëruar, 33.107 janë rast aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.488 persona./tch/KosovaPress