“Transfermarkt” ka publikuar një listë që përbëhet nga 10-të golashënuesit më të mirë të këtij shekulli.
Kryesues i kësaj liste është ylli Cristiano Ronaldo, i cili brenda 1,049 ndeshjeve gjatë karrierës së tij ka 766 gola, përcjell KosovaPress.
Portugezi lë prapa rivalin e tij dhe gjashtë herë fituesin e Topit të Artë Lionel Messi, i cili ka 729 gola në 905 paraqitje.
Listën e plotë të golashënuesve më të mirë në shekullin e 21-të e gjeni të bashkangjitur më poshtë.
1.Cristiano Ronaldo – 766 gola në 1049 ndeshje (Sporting, Manchester United, Real Madrid, Juventus, Portugali)2.Lionel Messi – 729 gola në 905 ndeshje (Barcelona, Argjentinë)3.Zlatan Ibrahimovic – 491 gola në 834 ndeshje (Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Manchester United, Suedi)4.Luis Suarez – 481 gola në 751 ndeshje (Groningen, Ajax, Liverpool, Barcelona, Atletico, Uruguaji)5.Robert Lewandowski – 446 gola në 624 ndeshje (Dortmund, Bayern Munich, Poloni)6.Edinson Cavani – 397 gola në 694 ndeshje (Palermo, Napoli, PSG, Manchester United, Uruguaji)7.Sergio Aguero – 397 gola në 708 ndeshje (Atletico, Manchester City, Argjentina)8.Klass-Jan Huntelaar – 380 gola në 695 ndeshje (Heerenveen, Ajax, Real Madrid, Milan, Schalke, Holandë)9.Karim Benzema – 359 gola në 770 ndeshje (Lyon, Real Madrid, Francë)10.Samuel Eto’o – 353 gola në 697 ndeshje (Mallorca, Barcelona, Inter, Anzhi, Chelsea, Everton, Sampdoria, Kameruni)/KosovaPress