​Myanmar me protestën më të madhe në më shumë se një dekadë

- in Rajoni dhe Bota

Policia në kryeqytetin e Mianmarit, Nay Pyi Taw ka përdorur topa uji ndaj punëtorëve të cilët kanë hyrw në një grevë mbarëkombëtare kundër grusht shtetit ushtarak në vend.

Mijëra persona po marrin pjesë në ditën e tretë të protestave në rrugë, duke bërë thirrje për lirimin e udhëheqëses së zgjedhur Aung San Suu Kyi dhe demokracinë për të rivendosur.

Kjo vjen një ditë pasi Myanmar ka parë protestën më të madhe në më shumë se një dekadë.

Javën e kaluar ushtria mori pushtetin, pasi pretendoi se zgjedhjet e hershme ishin mashtruese.

Ata gjithashtu shpallën një gjendje të jashtëzakonshme një vjeçare në Mianmar, ndërsa pushteti i është dorëzuar komandantit të përgjithshëm të ushtrisë, Min Aung Hiaing.

Suu Kyi dhe drejtuesit e lartë të partisë së saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD), përfshirë Presidentin Win Myint, janë vendosur në arrest shtëpiak./KosovaPress