ÇEMAN: KOMUNITETI BOSHNJAK NUK E HARRON GJENOCIDIN

- in Lajme

Denis Çuman nga SDU e komunitetit boshnjak ka folur për gjendjen e këtij minoriteti në Kosovë.

 

“Gjendja e komunitetit tonë në Kosovë nuk është edhe keq. Ne si komunitet jemi munduar me dhënë kontribut të domosdoshëm të sinqertë, për Atdheun, Kosovën”, tha Çuman në T7.

“Nuk mendoj se populli jem ka me harru, potencoj diçka publikisht, 11 gjenocide që i kemi pasur prej politikës serbe. Nuk besoj se ka me qenë ndonjë boshnjak në Republikën e Kosovës që ka me ja dhënë votën atyre (Listës Serbe) duke pasur tre e më shumë parti të boshnjakëve në Kosovë”, theksoi ai.

“Unë sinqerisht besoj në popullin tim që ka me u distancu njëherë e përgjithmonë nga presionet e Listës Serbe se tekefundit ato janë veç presione mediale’, shtoi Çuman./RTK