Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo – në super formë para Lojërave Olimpike

Sport
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Zgreb të Kroacisë, duke mposhtur Odette Giuffrida. Xhudistja jonë luftoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke ia dalë që të mposhtë kundërshtarën e saj të vjetër. Xhudistja pejane ishte e lirë në raundin e parë, në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ xhudisten nga Ukraina, Anna Borodina, ndërsa në çerekfinale ishte e pamëshirshëm duke mposhtur bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz. Megjithatë, Distria nuk u ndal me kaq, pasi ishte e fortë edhe në gjysmëfinale, duke mposhtur rivalen e saj nga Spanja, Ariane Toro Soler. Pas kësaj fitore, xhudistja 28-vjeçare kaloi në finale dhe siguroi ...
Komentet te Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo – në super formë para Lojërave Olimpike Janë të Mbyllura

Çifti i moshuar nga Kosova arrestohen në aeroportin e Dortmundit në prani të mbesës së tyre

Lajme
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundit të mërkurën. Në gusht të vitit 2009, Gjykata Rajonale e Stuttgartit kishte dënuar çiftin kosovar me nga gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim për pengmarrje. Zyra e Prokurorit Publik të Stuttgartit ka lëshuar një urdhër për arrestimin e 60-vjeçarit dhe gruas së tij 63-vjeçe, raporton t-online. “Pasditen e së mërkurës, çifti, që po shoqëroheshin nga mbesa e tyre tetë-vjeçe, tentuan të kalonin përmes zyrtarëve doganorë pas fluturimit të tyre nga Prishtina. Skanimi i gjurmëve të gishtërinjve konfirmoi identitetin e çiftit”, tha policia federale të mërkurën. Meqë të moshuarit kishin vuajtur vetëm një pjesë të dënimit të tyre me ...
Komentet te Çifti i moshuar nga Kosova arrestohen në aeroportin e Dortmundit në prani të mbesës së tyre Janë të Mbyllura

Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani përpara 2022-ës deklaronte në pasurinë e saj se kishte në pronësi një banesë dhe një garazh të papërfunduar. Banesa ishte prej 83 metrash katrorë, ndërsa garazhi 12 metra katrorë. Mirëpo ato s’i figurojnë në deklarimet e pasurisë për 2023-ën dhe 2024-ën. E para e vendit s’ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë në formularet që ia ka dërguar AKP’së. Mospërputhje në deklarimet aktuale dhe ato të mëhershme janë parë edhe në luajtjen e vlerave të pasurisë së patundshme të Osmanit dhe zotëriut të parë, Prindon Sadriut. Banesën e papërfunduar prej 83,51 metrash katrorë presidentja Osmani para 2022-ës e vlerësonte në vlerë prej 40 mijë eurosh. Ndërkaq, garazhin e ...
Komentet te Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes? Janë të Mbyllura

Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Melizën, kanë vizituar deputeten Ganimete Musliun, e cila po rikuperohet pas ndërhyrjes kirurgjike që pati në zemër. Krasniqi ka thënë se aktivizmi i Musliut në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar, derisa ka thënë se mez po presin rikthimin e saj. “U gëzuam që e gjetëm të buzëqeshur, optimiste dhe me sensin e humorit që e karakterizon. I tregova se na ka munguar shumë prezenca e saj në jetën publike, e posaçërisht në seancat e Kuvendit të Kosovës, ku aktivizmi i saj në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar.  Gane, deri në rehabilitimin ...
Komentet te Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd Janë të Mbyllura

Kurti “rrush” me këshilltarë, asistentë e koordinatorë: Numri shkon në gati 30

Lajme
Këshilltarë politikë, këshilltarë të jashtëm, koordinatorë, asistentë e nënpunës. Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përbëhet nga gati 30 persona të cilët e këshillojnë, apo merren me çështje të ngjashme politike e administrative në zyrën e kryeministrit. Gazeta Nacionale duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike ka siguruar emrat e të gjithë këshilltarëve, asistentëve, koordinatorëve e nënpunësve të tjerë që janë në Zyrën e Kryeministrit. Disa prej tyre staf civilë, e shumica staf politikë të kryeministrit. 14 janë këshilltarë politik të kryeministrit, duke përjashtuar Andin Hotin që është kryetar i Delegacionit për Persona të Pagjetur. 7 këshilltarë Kurti i ka të jashtëm, dy prej të cilëve ...
Komentet te Kurti “rrush” me këshilltarë, asistentë e koordinatorë: Numri shkon në gati 30 Janë të Mbyllura

Bllokohet Albin Kurti | Dërgimi i Statutit të Zajednicës në Kushtetuese bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Shtete të fuqishme si Franca e Gjermania me ndihmën e SHBA’së, që nuk ka të drejtë vote në Këshill të Europës, po e kushtëzojnë haptas anëtarësimin e Kosoës në Këshill të Europës me lëvizje të Qeverisë për Asociacionin. Kur ministrat e vendeve anëtare të mblidhen në Islandë në mes të muajit të ardhshëm, draft-statuti për Asociacionin duhet të jetë i miratuar në Qeveri dhe i dërguar në Gjykatë. Kjo u bë e qartë gjatë tri ditëve të fundit. Suksesi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku me një shumicë dërrmuese të votave u miratua raporti që i rekomandon Komitetit të Ministrave që Kosovën ta bëjë anëtare të organizatës, u ...
Komentet te Bllokohet Albin Kurti | Dërgimi i Statutit të Zajednicës në Kushtetuese bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës Janë të Mbyllura

A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?

Lajme
Kërkesa e fundit e Francës që në veri të Kosovës të mbahen sa më shpejt zgjedhje të reja dhe thirrja e Parisit që Prishtina të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kuadër të rrugës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, kanë ngritur zëra se francezët janë kundër Kosovës, apo se po ia mbajnë anën Serbisë. Disa e kanë rikujtuar edhe kërkesën që pati bërë Franca për ta lidhur liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian, me hyrjen në fuqi të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS). Ambasadori i parë i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, nuk ...
Komentet te A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite? Janë të Mbyllura

U miratua qe një vit, Deklarata për të Zhdukurit ende nuk ka filluar të zbatohet- çka thonë nga BE

Lajme
Edhe një javë bëhen 1 vit nga nënshkrimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur nga Kurti dhe Vuçiqi në Bruksel, por akoma nuk ka nisur zbatimi i saj. Se kjo deklaratë ka mbetur vetëm në letër e konfirmojnë edhe nga Bashkimi Evropian. Stano thotë se zbatimi do të nisë kur palët të dakordohen për termat e referencës së Komisionit të Përbashkët. Më 2 maj të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë nënshkruan Deklaratën për Personat e Zhdukur. Përmes kësaj deklarate, Kurti dhe Vuçiq, ndër të tjerash u zotuan për: qasje të plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënie në ...
Komentet te U miratua qe një vit, Deklarata për të Zhdukurit ende nuk ka filluar të zbatohet- çka thonë nga BE Janë të Mbyllura

PSD-ja “pastron paratë” para Qeverisë si kundërshtim për faljen e borxheve ambalazhuesve të ujit

Lajme
Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim të ujit. Në mënyrë simbolike, anëtarët e PSD-së kanë vendosur një çezme të mbuluar me para që si kuptim ka “pastrimin e parave”, raporton Ekonomia Online. “Për nder të Liburn Aliut i cili na e lëshoi çeshmen”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në çezme./Demokracia ...
Komentet te PSD-ja “pastron paratë” para Qeverisë si kundërshtim për faljen e borxheve ambalazhuesve të ujit Janë të Mbyllura

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Lajme
Janë liruar nga akuza për krime lufte Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun. “Të akuzuarit Jahir Demaku dhe Sylejman Selimi lirohen nga akuza sepse në një datë të pacaktuar në muajin gusht ose shtator të vitit 1998 të akuzuarit akuzuan se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile që parashihej dhe dënohej me nenin 22 dhe 142 të këtij kodi, që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale e që në kohën e ngritjes së aktakuzës ishte penalizuar me nenin 31 dhe 152 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari i trupit gjykues. Sipas aktakuzës, gjatë gjithë kohës relevante për këtë aktakuzë, të pandehurit ...
Komentet te Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte Janë të Mbyllura